0Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev miratoi marrëveshjen ndërqeveritare mes Rusisë dhe SHBA mbi utilizimin e plutoniumit të tepërt. Dokumenti eliminon pengesën kryesore për ratifikimin e marrëveshjes ndërqeveritare të nënshkruar në vitin 2000, e cila konsiston në pamjaftueshmërinë e mjeteve financiare për utilizimin e plutoniumit të tepërt rus që përdoret për armatimet. Marrëveshja përmban gjithashtu dispozitat, të cilat i japin të drejtë palës ruse për të pezulluar, ndryshuar apo ndërprerë veprimtarinë në kuadër të marrëveshjes ndërqeveritare. Kjo mund të ndodhë në qoftë se qeveria e SHBA do të marrë vendimin të mos fillojë apo të ndërpresë dhënien e asistencës teknike.