0Ban Ki-moon ka ndërmend të kërkojë rizgjedhjen e vet në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së. Ai deklaroi për këtë sot në një konferencë për shtyp mbajtur në Nju Jork. Sipas Kartës së OKB-së, Sekretari i Përgjithshëm emërohet nga Asambleja e Përgjithshme me rekomandim të Këshillit të Sigurimit për një afat 5-vjeçar. Mandati i Ban Ki-moon përfundon në fund të vitit 2011. Tani për tani ai është i vetmi pretendent, i cili ka paraqitur kandidaturën e tij për në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.