0Në “ankandet ruse” që po zhvillohen në Londër nga Christie’s tablloja e piktorit të famshëm rus Ilia Repin u shit për 7,4 milionë $. Ky u bë çmim rekord jo vetëm për tabllotë e këtij piktori, por dhe për veprat e pikturës ruse të shitura nga Christie’s për gjithë historinë e tij të “ankandeve ruse”. Tablloja “Kafeneja pariziane” u realizua nga Repini në vitin 1875 në Paris, ku piktori pat studiuar si bursist i Akademisë ruse të Arteve.