0Rusia nuk do të mbështesë projekt-rezolutën e propozuar nga SHBA, në të cilën Siria akuzohet për shkelje të detyrimeve të veta përpara ANEA-s. Për këtë deklaroi në Vjenë Përfaqësuesi i Federatës Ruse pranë Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (ANEA) Grigori Berdennikov. Si shkas për përgatitjen e këtij dokumenti shërbyen konkluzionet e ekspertëve mbi atë, se objekti që u shkatërrua në shtator të vitit 2007, si rezultat i sulmeve ajrore izraelite në Deir ez Zor-in sirian, mund të ishte reaktor bërthamor. “Rusia e quan projekt rezolutën të vonuar - disa ditë më parë nga Damasku në ANEA erdhi një letër me shprehjen e gatishmërisë për bashkëpunim”, - njoftoi Grigori Berdennikov.