0Roli i Rusisë në zhvillimin e Internetit global po vjen duke u rritur dhe ndikimi i saj në proceset e menaxhimit të World Wide Web po rritet me shpejtësi. Për këtë deklaroi Kreu i Ministrisë së Komunikcioneve dhe Mass Mediave të Federatës Ruse Igor Shiogolev në Forumin e Parë Euroaziatik të Internet-operatorëve në Moskë. “Rusia ka dalë iniciatore e masave për menaxhimin e ekuilibruar, të qëndrueshëm të rrjetit global”, - theksoi Shiogolev dhe shtoi, se Federata Ruse ka ndërmend të forcojë më tej pozitat e veta në arenën e Internetit global. Sipas fjalëve të Drejtorit të Qendrës Koordinuese të domain-it kombëtare të rrjetit Internet Andrei Kolesnikov, për nga dinamika e rritjes së numrit të abonentëve të Internetit Rusia zë aktualisht një nga pozitat kryesuese në Evropë.