Zëri i Rusisë Për këto 5 vitet e fundit numri i përgjithshëm i fëmijëve të lindur në Rusi u rrit gati në 1/4. Gjysma e foshnjave janë fëmijë të dytë, të tretë e kështu me radhë në familje. Demografët konfirmojnë: me qëllim që të përmirësohet situata demografike në vend në çdo familje duhet të ketë jo më pak se 4 fëmijë.

Familjet me shumë fëmijë janë jashtë mode tani. Prandaj familje të tilla janë me të vërtetë fenomen i rrallë. Demografët përmendin shifra të tilla: në qoftë se do të llogarisim 100% të gjitha familjet ruse me fëmijë, atëhere 64% e tyre kanë nga 1 fëmijë, rreth 30% - nga 2 fëmijë dhe më pak se 6% nga 3 e më shumë fëmijë.

Shefi i Katedrës “Sociologjia e Familjes dhe Demografia” të Universitetit Shtetëror të Moskës (MGU) Anatoli Antonov thotë: “- Aktualisht familjet me 3 fëmijë i kategorizojnë si familje me shumë fëmijë. Por një gjë e tillë është krejtësisht e gabuar. Me 3-4 fëmijë familja mund të cilësohet si normale. Pikërisht të tilla dhe duhet të jenë familjet me qëllim që të mos reduktohet popullsia e vendit. Për të eliminuar sa më shpejt rënien e numrit të popullsisë duhet të ketë më tepër familje me 5 e më shumë fëmijë. Ndërsa aktualisht familje të tilla nuk përbëjnë më tepër se 2%”, - thotë Anatoli Antonov.

Gjatë 10 viteve të fundit në Rusi kanë ndodhur ndryshime serioze në modelin e familjes së lumtur. Femrat gjithnjë e më shpesh e shtyjnë me vetëdije të plotë lindjen e fëmijës me qëllim që ti lenë vetes kohë të lirë për plotësimin e objektivave të tjera në jetë: për arsimim, fillimin e karrierës, ruajtjen e bukurisë estetike të trupit. Një tendencë e tillë, e cila vërehet në të gjitha vendet e zhvilluara industriale, ka edhe formën e vet të ekstreme - childfree apo “familja koshiente e pafëmijë”. Pasuesit e kësaj ideologjie refuzojnë, në përgjithësi, të krijojnë familje dhe të lindin fëmijë.  

Demografët nuk e vlerësojnë këtë lloj pozite në jetën e njeriut ndryshe veçse si vetëvrasëse. Meqenëse ajo çon në degjenerim, bastardim. Në Evropën Perëndimore dhe Veriore mund të mbeten pa fëmijë 25-30% e femrave. Në Rusi ky tregues nuk është kaq i lartë.

Demografët rusë konfirmojnë, se mbështetësit e “childfree” nuk janë krejtësisht të pashpresë. Midis tyre ka jo pak nga ata mbi të cilët mund të ndikohet në lidhje me vendimin për lindjen e fëmijës me anë të politikës sociale, me stimuj të ndryshëm materialë. Krijimi i kushteve të tilla të përshtatshme është detyrë e shtetit dhe shoqërisë. Në Rusi programet e mbështetjes së nënave dhe fëmijëve, duke përfshirë këtu edhe të ashtuquajturin Kapital amësor (kur gruas pas lindjes së fëmijës së dytë i paguhet nga shteti një shumë prej 10 mijë $), do të vazhdojnë të aplikohen edhe më tej. Përmirësimi i situatës demografike është prioritet absolut për shtetin rus.

0Ndërsa prindërit me shumë fëmijë, nga ana e tyre, venë në dukje se përveç programeve demografike është e domosdoshme të rritet gjithashtu edhe prestigji i familjes së madhe (me shumë fëmijë) në shoqëri.

Viktoria Smirnova