Zëri i Rusisë Të hënën forcat ushtarako-ajrore të Rusisë dhe NATO-s filluan manovrat e para të përbashkëta stërvitore të drejtuara kundër terrorizmit ajror “Qielli vigjilent-2011” (“Vigilant skies-2011). Për këtë i deklaroi sot Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” Zëdhënësi i Komitetit Antiterrorist Kombëtar Dimitri Pavllov.

Pjesa kryesore e manovrave ushtarake do të zhvillohet nga 6-10 qershor mbi territorin e Rusisë dhe Polonisë. Ndërveprimi me aviacionin e NATO-s do të praktikohet edhe në hapësirën ajrore të Turqisë. Dimitri Pavllov sqaroi, se stërvitjet ushtarake po realizohen në kuadër të realizimit të iniciativës me të cilën doli Këshilli Rusi-NATO: “- Kjo iniciativë ka për qëllim parandalimin e akteve terroriste me shfrytëzimin e avionëve civilë. Ky është një sistem i ri i garantimit të sigurisë. Ai parashikon shkëmbimin mes Rusisë dhe NATO-s të informacionit radiolokativ mbi trafikun ajror. Procedurat e bashkërendimit do të lejojnë të parandalohet gjithashtu aktiviteti i dyshimtë i aparatit fluturues (aeroplanit). Kur avioni fillon të veprojë në mënyrë të dyshimtë, jo të zakonshme, atëhere sistemi i koordinimit të Rusisë dhe NATO-s do të japë informacion suplementar. Gjatë kësaj mjetet e ndërlidhjes sigurojnë reagimin e përbashkët të shpejtë ndaj rreziqeve kërcënuese terroriste”, - tha Dimitri Pavllov.

Manovra të tilla ushtarake aviacioni i Rusisë dhe ai i NATO-s po zhvillojnë për herë të parë, tha Zëdhënësi i Komitetit Antiterrorist Kombëtar rus Dimitri Pavllov. Stërvitjet nën emrin e koduar “Qielli vigjilent-2011” (“Vigilant skies-2011) janë një hapi i ri në bashkëpunimin ushtarak mes Rusisë dhe NATO-s. Ai u ngri pas reagimit të dhimbshëm, me sedër të sëmurë ndaj veprimeve të Rusisë për detyrimin e Gjeorgjisë për paqe në gusht të vitit 2008.

0Në thelb kjo është provë, test për angazhimin, verifikimin e gatishmërisë praktike të palëve për zhvillimin e partneritetit strategjik me marrjen parasysh të interesave legjitime të sigurisë reciproke.

Konstantin Garibov