Zëri i Rusisë Vënia në shfrytëzim e gazsjellësit “Dxhubga-Lazarevsk-Sochi” do të lejojë sigurimin me gaz të 250 mijë banorëve të rajonit, njoftoi Kryeministri i Federatës Ruse Vladimir Putin në ceremoninë e përurimit të këtij projekti. Sipas fjalëve të tij, pas fillimit të punës së gazsjellësit do të hiqen të gjitha energokufizimet për ndërtimin e objekteve të reja. “Kjo do të thotë mundësi për krijimin e vendeve të reja të punës, sepse heqja e gjithfarë kufizimeve për lëndët energjetike do të thotë mundësi për ndërtimin e hoteleve, kampeve e shtëpive të pushimit, shtoi Putin. Gazsjellësi do të garantojë furnizimin e sigurt me burime energjie të Sochit në lidhje me ndërtimin e objekteve olimpike.