Zëri i Rusisë  Energjetika atomike duhet të jetë e sigurt për popullsinë dhe e arritshme për të gjithë, mendon Kreu i “Rosatomit” Sergei Kirienko. Ai mbajti fjalim në ceremoninë e hapjes së Forumit Ndërkombëtar Moskovit “Atomekspo-2011”. Forumi mblodhi numrin më të madh të pjesëmarrësve: 1200 delegatë nga 47 vende të ndryshme të botës. U rrit ndjeshëm në krahasim me vitin e mëparshëm dhe numri i eksponatëve të ekspozitës së arritjeve në degën atomike ruse. Kirienko theksoi, se alternativa të energjisë atomike njerëzimi nuk ka, dhe ai me siguri do të zhvillohet, por zhvillimi i tij duhet të eci në rrugën e arritjes së sigurisë absolute.