Zëri i Rusisë Rusi Aleksandër Zhuçkov, që u helmua në fund të majit në qytetin turistik Bodrum, vdiq në spital, njoftoi Sekretari për shtyp i Rosturizmit Oleg Moseev. Grupi i turistëve rusë u helmua gjatë shëtitjes me anije, të organizuar nga kompania vendase. Dy të helmuar vdiqën në spitalin e Antalias, një turiste tjetër ruse vdiq në një spital moskovit. Sipas të dhënave të Ministrisë së bujqësisë së Turqisë, shkak i helmimit të turistëve rusë u bë whisky i falsifikuar.