Shkarko audiofailin

Bashkimi Evropian u përball me krizën jashtëzakonisht serioze e me përmasa impresionuese të shkaktuar nga bakteria vdekjeprurëse e zorrëve. Blerësit në masë refuzojnë të blejnë produktet vegjetale, fermerët po falimentojnë, autoritetet shëndetësore po vendosin barriera të reja ndarëse. Kurse veprimet e politikanëve përgjegjës të BE, përballë kërcënimit të shpërthimit të epidemisë me përmasa të mëdha, të kujtojnë më tepër lëvizjet kaotike të një grumbulli gjarpërinjsh të bërë lëmsh. Gjithkush përpiqet të akuzojë e të fajësojë fqinjin, pa pritur rezultatet e studimeve objektive dhe identifikimin e shkaktarit të infeksionit intestinal.

Në të njëjtën kohë Brukseli i paraqiti pretendimet e veta Rusisë në lidhje me faktin e vendosjes nga ajo të ndalimit për importin e perimeve nga Evropa. Dhe, sikur të mos mjaftonte kjo, këmbënguli në përfshirjen e kësaj çështjeje në axhendën e samitit Rusi-BE të planifikuar për 10 qershorin në Nizhni Novgorod. Ja mendimi në lidhje me këtë temë i ekspertes së Institutit rus të Evropës Nadiezhda Kondratieva: “- Sigurisht, unë e konsideroj një gjë të tillë si presion mbi vendin tonë. Bile më tepër se kaq, meqenëse unë njihem mirë që prej kohësh me Bashkimin Evropian, mund të them se ky partner mbështetet, shfrytëzon gjithmonë dobësitë e kontraktorëve të vet. Ky, natyrisht, është shantazh. Mekanizmat tanë të kontrollit nuk janë në gjendje të monitorojnë këto produkte me cilësi të dobët, të dyshimtë. Prandaj u morr vendimi për të shmangur depërtimin e mallrave me cilësi të ulët në vend”, - tha ekspertja ruse Nadiezhda Kondratieva.

0Agrarëve të BE aktualisht nuk i mbetet gjë tjetër veçse të llogarisin dëmet dhe humbjet e veta. Por humbjet financiare me kalimin e kohës do të mund të kompensohen megjithatë. Ndërsa rivendosja e besimit në mes të partnerëve do të jetë ku e ku më e vështirë.

Sergei Guk