Shkarko audiofailin

Situata me refugjatët nga Afrika e Veriut shumë shpejt mund të shndërrohet në një problem serioz për gjithë Evropën. Ekspertët rusë vënë në dukje se fluksi i emigrantëve të paligjshëm nuk ka gjasa të reduktohet. Dhe në qoftë se ky problem nuk do të zgjidhet urgjentisht, atëhere jugu i Evropës gradualisht do të kthehet në një Lampedusa të madhe.

Problemi i refugjatëve afrikanë, të cilët përpiqen të depërtojnë në BE, po e shqetëson tashmë që prej kohësh Evropën. Puna arriti, si i thonë fjalës, deri në pikën e vlimit kur një muaj më parë Bashkimi Evropian pranoi të rreptësojë rregullat dhe procedurat e kalimit të kufijve të brendshëm të vendeve të Marrëveshjes së Shengenit. Ndërkohë intensiteti i rrymës vërshuese të refugjatëve në Evropë nuk po bie. Në një intervistë dhënë Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” analisti politik Gumer Isajev tha si vijon: “- Sipas mendimit tim, evropianët po e provokojnë vetë tensionimin e situatës me refugjatët: disa politikanë patën paralajmëruar se çdo destabilizim në Afrikën e Veriut, e cila ndodhet në anën e përtejme të Mesdheut, natyrisht që do të reflektohet në Evropë”, - tha analisti politik Gumer Isajev.

Që në pranverë shumë ekspertë patën parashikuar se revolucionet në Tunizi dhe në Egjipt duhet të çojnë me kalimin e kohës në ndryshime të qenësishme sociale dhe ekonomike. Më vonë, kur trazirat u përhapën në vende të tjera, problemi i refugjatëve filloi të rritet me shpejtësi të madhe si ortek. Vështirësia kryesore konsiston në atë, se tani njerëzit e vendeve të përfshira nga trazirat vërshojnë në Evropë jo vetëm në përpjekje për ti shpëtuar pasojave të veprimeve luftarake, por edhe, thjesht, në kërkim të kushteve më të përshtatshme të jetesës.

0Mund të zgjidhet ky problem vetëm me një mënyrë: duke i përqëndruar të gjitha forcat e përpjekjet për dhënien e ndihmës humanitare në Afrikën e Veriut. Përndryshe Evropa nuk do ta përballojë dot një fluks të tillë kaq të fuqishëm refugjatësh dhe ato probleme sociale që sjellim me vete ata, mendon analisti politik Stanisllav Tarasov: “- Ekonomia e Afrikës së Veriut ka nevojë për “injeksione” serioze financiare dhe për modernizim kapital ekonomik. Dhe kjo gjë duhet bërë sa më shpejt që të jetë e mundur. Efekti pozitiv mund të arrihet me anë të zbatimit praktik të programeve shumë serioze në nivel shtetëror. Edhe ja Evropa, e cila nën pretekstin e përhapjes së demokracisë ngacmoi këtë fole milingonash, hodhi mbi supet e veta barrën tejet të rëndë të këtyre transformimeve, për përballimin e të cilave doli krejtësisht e papërgatitur në momentet aktuale. Dhe momenti i dytë, për vetë Evropën ky fluks i madh refugjatësh krijon një masë të tërë problemesh sociale. Nuk është aspak rastësi që në disa vende ngritën kryet forcat nacionaliste. Prandaj nevojitet një politikë reale për ngritjen e nivelit të jetesës së këtyre vendeve. Por kjo nuk është aspak punë e lehtë. Dhe kjo lejon të parashikohet se dukuri të tilla do të vazhdojë dhe se do të kenë ato karakter sistematik.

Anna Forostenko