Zëri i Rusisë Federata Ruse shpreson, që çështja për ndalimin e importit të perimeve nga BE do të zgjidhet deri para samitit Rusi-BE më 9-10 qershor në Nizhni Novgorod, deklaroi Përfaqësuesi i përhershëm i Federatës Ruse pranë BE-së Vladimir Çizhov. Moska vendosi këtë ndalesë më 2 qershor pas rasteve të shumta me sëmundje të zorrëve në Europë. BE shprehu mendimin e vet mbi atë, se masat e marra nga pala ruse nuk janë në mënyrë proporcionale me shkallën e rrezikut. Më 7 qershor ministrat e bujqësisë të vendeve të BE-së do të diskutojnë situatën, në veçanti shkaqet e mundshme të sëmundjes dhe pasojat e kësaj krize për bujqësinë europiane.