Zëri i Rusisë “Aeroflot” nënshkroi aktin e blerjes së avionit Suhoi Superjet. Siç pritet, fluturimi i parë i avionit të ri do të bëhet më 16 qershor të këtij viti në Shen Petersburg. Suhoi Superjet duhet të zëvendësojë avionët që aktualisht janë në shfrytëzim të tipit Tu-134. Avioni i parë seri Suhoi Superjet më 19 prill të vitit 2011 iu dorëzua pronotuesit fillestar-kompanisë ajrore ermene “Armavia” dhe duke punuar mjaft mirë gjatë muajit të parë, kaloi në ajër më shumë se 168 orë, duke transportuar rreth 3 mijë pasagjerë në një distancë prej rreth 86 mijë km.