Zëri i Rusisë Aviacioni i Rusisë dhe NATO-s do të zhvillojë për herë të parë stërvitje të përbashkëta kundër terrorizmit ajror “Qielli viligjent-2011”. Pjesa kryesore e manovrave do të zhvillohet mbi territorin e Polonisë. Përveç kësaj, do të përpunohen elementet e bashkëveprimit me aviacionin e NATO-s në hapësirën ajrore të Turqisë. Kjo iniciativë parashikon parandalimin e sulmeve terroriste me përdorimin e avionëve civilë, të tillë si sulmi ndaj Qendrës Botërore të Tregtisë (Kullat binjake) në New York.