Zëri i Rusisë Kryeministri i Federatës Ruse do të bëjë një vizitë pune në Sochi, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e vënies në shfrytëzim të gazsjellësit të ri. Gazsjellësi “Dzhubga-Lazarevsk-Sochi” u ndërtua sipas programit të objekteve olimpikë dhe zhvillimit të qytetitSochi si pikë turistike malore. Ai do ti garantojë kryeqytetit të Lojrave Dimërore Olimpike të vitit 2014 firnizim të sigurt me lëndë energjetike. Gati e gjithë traseja është shtruar përgjatë fundit të detit, që bëri të mundur uljen deri në minimum të ndotjes së sistemit ekologjik të bregut të Detit të Zi.