Zëri i Rusisë Pjesëmarrësit e ekspeditës përrreth botës “Unaza e zjarrtë e Tokës” kaluan kufirin me Panamanë dhe po përgatiten për studimin e vullkaneve vendas. 6 studiues rusë për 900 ditë do të bëjnë një udhëtim përgjatë brezit vullkanik të Tokës. Gjithsej në këtë itinerar hyjnë 19 vende. Pjesëmarrësit përmbushin programin e studimeve shkencore për vullkanët, aktivitetin e tyre dhe monitorime meteorologjike. Që nga momenti i fillimit të kësaj ekspedite kanë kaluar 104 ditë, është përshkuar më shumë se 19 mijë km distancë, me ski, motorë bore, automobila dhe biçikleta.