Zëri i Rusisë Rusia nuk është e kënaqur nga përgjigjia e BE-së në lidhje me sigurinë e importit të perimeve europiane. Siç njoftoi Kreu i Rospotrebnadzorit Genadi Onishenko, autoritetet e Gjermanisë dhe BE nuk demontrojnë gatishmëri për të sqaruar situatën e krijuar. Kjo, sipas mendimit të Kryemjekut sanitar, flet për atë, se për pyetjet që kanë lindur tani për tani nuk ka përgjigje. Që të enjten Federata Ruse ndaloi importin e perimeve nga vendet e BE. Sipas të dhënave të fundit, burim bakterish mund të kenë qenë bathët e prishur të sojës, që shpesh përdoren në sallata të ndryshme. Infeksion zorrësh është regjistruar tashmë në 13 vende të ndryshme të Europës, 22 veta kanë vdekur, më shumë se 2 mijë të tjerë ndodhen të shtruar në spitale.