0BE nuk i ka dhënë ende përgjigje Rusisë, të cilat të lejonin anulimin e ndalimit për importet e perimeve, deklaroi Përfaqësuesi i Përhershëm i Federatës Ruse pranë Bashkimit Evropian Vladimir Çizhov. Pas marrjes së përgjigjeve të kënaqshme ndalimi për importin e perimeve nga vendet e BE do të hiqet, tha ai. Përsa i përket deklaratave të përfaqësuesve të BE mbi veprimet joproporcionale të Rusisë dhe mospërputhjen e tyre me rregullat e OBT, ato nuk kanë asgjë të përbashkët me atë gjendje alarmante që është krijuar tani në 12 vende evropiane, ku është dokumentuar sëmundja e infeskionit akut të zorrëve, theksoi diplomati rus.