0Rusia shprehet e gatshme për bashkëpunimin e mëtejshëm vlerëplotë dhe afatgjatë me Kubën për të mirën e dy vendeve dhe popujve, në interes të stabilitetit e sigurisë në rajon dhe në mbarë botën, deklaroi Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev në bisedën telefonike me Kryetarin e Këshillit të Shtetit dhe Këshillit të Ministrave të Kubës Raul Kastro (Raúl Castro). Siç njoftoi shërbimi i shtypit i Kremlinit, gjatë bisedës palët vlerësuan mjaft lart zhvillimin progresiv të bashkëpunimit ruso-kuban. Medvediev i transmetoi gjithashtu Raul Kastro-s (Raúl Castro) urimet e përzemërta me rastin e 80-vjetorit të tij.