0Stilisti i famshëm francez Pierre Cardin do të demonstrojë në Moskë premierën botërore të koleksionit të vet të ri, njofton Agjencia ITAR-TASS. Stilisti (Couturier) më 7 qershor do të organizojë në Pallatin Shtetëror të Kremlinit një shfaqje me të vërtetë spektakolare. Në të do të demonstrohen gati 350 modele nga koleksioni “Katër stinët” si dhe kostume krejtësisht të reja, një pjesë e të cilave i kushtohen 50-vjetorit të fluturimit të Juri Gagarinit në kozmos. Për promovimin e premierës botërore Pierre Cardin zgjodhi pikërisht Moskën, meqenëse për krijimin e këtij koleksioni atë e frymëzoi tema e eksplorimit të kozmosit, vunë në dukje në Shtëpinë e Modës të stilistit të famshëm francez.