0Kufizimet e vendosura ndaj importit të perimeve nga BE në Rusi nuk bien në kundërshtim me rregullat e OBT, deklaroi Kryetari i delegacionit rus në negociatat për anëtarësim në OBT Maksim Medvedkov. Rregullat e OBT nuk ndalojnë vendosjen e kufizimeve në importimin e produkteve ushqimore në rast se ato mund të rrezikojnë jetën apo shëndetin e njerëzve, tha ai në përgjigje të deklaratës së Përfaqësuesit të BE në Federatën Ruse Fernando Venezuela, se ndalimi i vendosur nga Rusia bien në kundërshtim me rregullat e OBT. Maksim Medvedkov vuri në dukje, se mbi perimet, si për burimin e mundshëm të infeksionit të rrezikshëm të zorrëve, filluan të flasin të parat vetë vendet e BE.