0Kryeministri rus Vladimir Putin premtoi të verifikojë arsyeshmërinë e ndalimit të importimit të perimeve evropiane në Rusi. Për këtë ai deklaroi sot në Soçi. Shërbimi Federal për Kontrollin Veterinar dhe Fitosanitar i Rusisë “Rospotrebnadzor” që nga 2 qershori ndaloi importin e perimeve të freskëta në Rusi nga të gjitha vendet e BE për shkak të përhapjes së infeksionit akut intestinal (të zorrëve). Komisioni Evropian e vlerësoi ndalimin në fjalë si “joproporional” dhe kërkoi shfuqizimin e tij. Kryeministri Putin tha, se Rusia është e interesuar në furnizimin e perimeve nga Evropa për tregun e vet, por pret ndërkohë nga Komisioni Evropian sqarime në lidhje me sigurinë e produkteve.