Zëri i Rusisë PR-veprim (Akt-Public Relations) për propagandimin e drogës e quajti Drejtuesi i Shërbimit Federal të Rusisë për ushtrimin e kontrollin ndaj trafikimit të drogës “Gosnarkokontrol” Viktor Ivanov raportin e të ashtuquajturit Komision Global të OKB-së mbi situatën në këtë fushë. Autorët e tij i bënë thirrje komunitetit ndërkombëtar për legalizimin e drogave të lehta dhe për ndalimin e ndjekjes penale të konsumatorëve të tyre. Raporti në fjalë u bë zhurmëmadh jo vetëm për shkak të thirrjeve absurde për legalizimin e drogës, por edhe për faktin se midis anëtarëve të Komisionit u ndodhën figura të fort të njohura politike, megjithëse me parashtesën “ish”: Ish Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Kofi Annan si dhe ish presidentë të Meksikës, Brazilit dhe Kolumbisë.

Thirrja në mënyrë direkte apo indirekte është e lidhur me të ardhurat gjigande që përfitohen nga trafikimi i drogës, thotë Viktor Ivanov. Ndërsa thirrjet drejtuar veprimtarëve politikë për të pranuar publikisht, se lufta kundër drogës përfundoi me disfatë dhe se është e pamundur të triumfohet në të, për autorët e raportit do të ishte më mirë që t’ia atribuojnë vetes, - vuri në dukje ai: “- Ishte pikërisht Zoti Kofi Anan ai që në vitin 2001 vuri në përdorim gjithë autoritetin dhe plotfuqishmëritë e veta me qëllim që të pushonte nga puna zëvendësin e tij, Drejtorin e Departamentit të OKB-së për Drogën dhe Krimin, Zotin Pino Arlacchi - njeri ky me burrëri e kurajo të madhe, me profesionalizëm tejet të lartë. Falë Pino Arlacchi-t u reduktua në mënyrë të theksuar prodhimi i drogës në Afganistan në periudhën e viteve 1998-2001. Pasi u pushua Arlacchi- vëllimi i  prodhimit të drogës u rrit në disa herë. Edhe një tjetër autor i raportit është Zoti Havier Solana. Pikërisht gjatë kohës së qëndrimit të tij në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, kurse më pas dhe në atë të Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të BE mu në zemër të Bashkimit Evropian u krijua enklava e heroinës dhe distributorja kryesore e drogës - Kosova. Edhe një autor tjetër i raportit është ish-Presidenti i Meksikës Ernesto Sidilo. Gjatë periudhës së drejtimit të tij në vend u krijua të gjitha kushtet e nevojshme për formimin e qindra karteleve të drogës”, - thotë Viktor Ivanov.

Përpjekjet për legalizimin e drogës janë ndërmarrë edhe më parë, por ato gjithmonë kanë përfunduar me dështim të plotë. Vinte duke u rritur numri i përdoruesve të drogës, evidentohej krimi në rritje.  Në Suedi ishte tejet liberale politika e drogës dhe puna në këtë vend shkoi deri tek shpërndarja e metadonit dhe shpërthimi i epidemisë së shfrenuar të abuzimit me drogën. Dhe vetëm pas vendosjes së masave të rrepta Suedia arriti të shpëtojë nga kjo e keqe e madhe popullsinë e vet.

0Shteti më liberal, në kuptimin e lejimit të përdorimit të drogave të lehta, është  Holanda, e cila tani filloi gjithashtu të “shtrëngojë vidat”. “Shitja e hashashit dhe kanabisit në kafene duhet kufizuar dhe duhet fokusuar vetëm për konsumim nga banorët vendas, - deklaroi vitin e kaluar qeveria holandeze. Detyra kryesore, që shtrohet aktualisht përpara Holandës, është eliminimi i narko-turizmit duke penguar përdorimin e drogave të “lehta” nga të huajt. Vetëm në Amerikën Latine autoritetet, si dhe më parë, vazhdojnë të tregohen liberale ndaj drogave të lehta dhe atyre personave që i konsumojnë ato.

Ljudmilla Morozova