Zëri i Rusisë Kreu i pëfaqësisë së BE në Moskë Fernando Valenzuela konfirmoi, se rusët mund të shpresojnë për pajisjen me viza shengene pesëvjeçare. “Heqja e regjimit të vizave është detyrë e kompleksuar dhe kërkon shumë kohë dhe forca. Tani për tani ne jemi gati të punojmë për realizimin e tij”, u shpreh diplomati. Ai theksoi,  në qoftë se shtetasi i Federatës Ruse një herë ka marrë vizë dhe gjatë qëndrimit në BE nuk ka patur ankesa ndaj tij, atëherë ai mund të shpresojë për marrjen e vizës me afat deri në 5 vjet. Por kjo nuk do të thotë, se viza të tilla do të jepen automatikisht, theksoi Fernando Valenzuela.