Rusia dhe BE po hapin kufinjtë e vet, shkruan gazeta “Коммерсант” (“Kommersant”). Siç sqaroet, regjimi pa viza me BE do të jetë i mundur, por jo për të gjithë dhe jo kudo. Së shpejti pritet të ratifikohen marrëveshjet ruso-norvegjiane dhe ruso-letoneze për liberalizimin e vizave për banorët e territoreve pranëkufitare. Janë gati dhe marrëveshjet analogjike me Lituaninë dhe Poloninë. Siç sqaroi botimi, në rast se me këto vende do të bëhet fjalë për këtë, si zonë pranëkufitare do të konsiderohet i gjithë qarku i Kaliningradit dhe territoret polake dhe lituaneze, që krahasohen me të për nga përmasat. Në marrëveshjet me Norvegjinë dhe Letoninë flitet për 30 ose 50 km zonë. Në qoftë se marrëveshjet do të nënshkruhen, gati një milionë rusë mund të shkojë pa viza qoftë dhe në disa pjesë të Europës.

President i ri letonez u bë Ish bankieri, njoftojnë gazetat. Kurse botimi “Московские новости” (“Moskovskie novosti”) shton, se për Andris Berzinshin sejmi i Letonisë votoi nën kërcënimin për dorëheqje. Presidenti aktual 56 vjeçar Vladis Zatlers më pak se një javë para zgjedhjeve vendosi për këtë hap të paprecedent-dha urdhër për shpërbërje të sejmit. Shkak për këtë shërbeu refuzimi i parlamentit për heqjen e paprekshmërisë deputetit të parlamentit dhe milionerit  Andris Berzinshin. Para zgjedhjeve Andris Berzinshin deklaroi për mjetet e informimit masiv, se është gati të vazhdojë përmirësimin e marrëdhënieve me Rusinë, të filluara nga Vladis Zatlers. Andris Berzinshin gjithashtu nuk shikon asgjë të keqe në atë, se banorët e Letonisë festojnë Ditën e Fitores më 9 maj.

Rezulton, se frika nga turpi publik është një prej ndjenjave njerëzore, që e bën botën më të mirë, konfirmon gazeta “RBK Daily”. Studimi i ri dëshmoi, se moda e vjetër për nderin dhe turpin, në të vërtetë nuk janë fare pa vlera për kohën aktuale dhe ato ndikojnë në marrjen e vendimeve për probleme globale. Falë eksperimentit social, studiuesit vërtetuan, se çështja e nderit dhe turpit i shqetëson njerëzit jo më pak, se në kohën e “The three Musketeers”. Për më tepër, këto kategori morale mund të ndikojnë jo vetëm tek individë të veçantë, por në gjithë shtetin. Shkencëtarët rusë nuk i përmbahen shumë këtij mendimi. Sipas mendimit të psikologes sociale Olga Melnikovaja, nderi dhe turpi janë norma morale, si të një individi, po ashtu dhe të një grupi social. “Kuptohet, që këto koncepte kanë rëndësi dhe në formimin e imazhit të shtetit, por nuk duhet harruar, se në qoftë se në vend diçka është fitimprurëse, atëherë sado që të jetë turp, nuk ka rëndësi”.