Shkarko audiofailin

Vlerat dhe politika e jashtme - kjo temë u bë objekt i diskutimeve të pjesëmarrësve të seminarit ruso-amerikan, i cili u organizua në Moskë nga Qendra amerikane e Intersit Kombëtar, Instituti rus i Demokracisë e Bashkëpunimit dhe Instituti rus i Projektimit Publik. Politikanët, shkencëtarët dhe përfaqësuesit e mediave, përfshirë këtu edhe të “Zërit të Rusisë”, që u mblodhën në këtë seminar diskutuan një rreth të gjerë problemesh midis të cilave edhe këto: Nëse mund të jenë vallë intervencionet humanitare legjitime dhe të moralshme? A ekziston ndonjë lidhje midis sovranitetit dhe domosdoshmërisë për mbrojtjen e popullsisë civile?

Problemi i vlerave luan në politikën e jashtme një rol tejet të rëndësishëm si për marrëdhëniet dypalëshe, ashtu dhe për marrëdhëniet ndërkombëtare në përgjithësi. Ngjarjet diverse për nga fushëveprimi, përmasat dhe kuptimi për të satën herë me radhë po bëjnë aktuale çështjen e lidhur me raportin, ndërlidhurinë e vlerave të deklaruara, të drejtës ndërkombëtare dhe kombëtare në politikën e jashtme. Ndër to mund të përmendim edhe intervencionin humanitar kundër Libisë nga ana e SHBA dhe aleatëve të tyre në NATO, edhe përpjekjet që po ndërmerren nga SHBA për vendosjen e sanksioneve kundër personave zyrtarë rusë që ndodhen nën hetim në lidhje me çështjet penale të ngritura në Rusi. Si dhe amendamentin e Jackson-Vanik-ut, që për arsye të ndryshme nuk është anuluar deri tani, i cili destinohet të rregullojë situatën që ka pushur së ekzistuari prej kohësh. Në themel të gjithë këtyre veprimeve të shteteve qëndrojnë vlerat që duhet të respektohen prej tyre, por në praktikë del se ato janë instrumente të politikës së jashtme dhe ndjekin qëllime plotësisht konkrete. Në ditët tona, kur ndaj problemeve të sipërpërmendura Rusia dhe Perëndimi kanë këndvështrime krejtësisht të ndryshme, mos do të thotë vallë kjo se edhe vlerat tona janë diverse? Me këtë pyetje Radiokompania “Zëri i Rusisë” iu drejtua analisit politik Andronik Migranian: “- Vlerat tona si kurrë ndonjëherë më parë janë aktualisht të afërta me ato perëndimore. Në kohërat sovjetike ekzistonin sisteme krejtësisht të ndryshme vlerash dhe ishte real rreziku kërcënues i shpërthimit të luftës. Në ditët tona nuk ekzistojnë më probleme të tilla. Të gjithë janë plotësisht dakort me mendimin, se ekonomia e tregut dhe normat e parimet demokratike janë pikërisht ato gjëra, të cilat duhet të bëhen univesale për të gjithë. Ky është ai drejtim që mund të jetë produktiv për arritjen e qëllimit që marrëdhëniet midis Rusisë dhe SHBA të jenë të frytshme e konstruktive”, - konkludon analisit politik Andronik Migranian.

0Shumë rusë dhe, në veçanti, pjesëmarrësit e diskutimeve në Moskë vazhdojnë të mendojnë, se amerikanët nuk i marrin fort në konsideratë interesat e të tjerëve dhe as që marrin mundimin të kuptojnë apo të vlerësojnë vlerat e të tjerëve, shton Andronik Migranian. Por edhe kjo situatë po fillon të ndryshojë gradualisht. Në botën bashkëkohore po vijnë duke rritur peshën dhe autoritetin e vet shtete të reja - Rusia, India, Kina - dhe kjo i obligon amerikanët që të marrin parasysh gjithnjë e më shumë interesat e tyre.

Svetllana Andrejeva