Zëri i Rusisë Numri i të dëmtuarve nga shpërthimet në depot e armatimeve nën Izhevsk u rrit deri në 57. Më parë u njoftua për 52 të plagosur. Dy moshatarë vdiqën nga infarkti. Një person tjetër ka humbur pa lënë gjurmë. Zjarri, që shkaktoi këto shpërthime filloi natën në të gdhirë dita e premte dhe ende vazhdon. Për shuarjen dhe çminimin marrin pjesë mjete teknike dhe specialistë të Qendrës Federale të operacionëve shpëtuese të rrezikut special “Lider”. Gjithsej për likuidimin e pasojave të situatës së jashtëzakonshme u krijua një grup prej gati 800 vetash dhe rreth 170 njësi teknike.