Zëri i Rusisë Më shumë se 13,5 mijë hektarë pyje janë djegur gjatë ditëve të kaluara në rajonet ruse. Më 3 qershor janë regjistruar 30 zjarre të mëdhenj në 6 subjekte të ndryshme të Federatës Ruse: në krahinat e Krasnojarskut, Zabajkalskut dhe Habarovskut, qarkun e Jakutisë, Burjatisë dhe Irkutskut. Në territorin e fondit pyjor të Federatës Ruse janë regjistruar 183 zjarre. Gjatë ditëve të kaluara janë likuiduar 115 zjarre nga numri i atyre që ishin shfaqur më parë. Për lokalizimin dhe likuidimin e zjarreve pyjorë janë përfshirë 3498 mijë veta dhe 616 njësi teknike.