Shkarko audiofailin

Deklarata e Kryeprokurorit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë Serge Brammertz mbi atë, se Serbia pas Ratko Mlladiçit duhet të arrestojë menjëherë dhe të ekstradojë në Hagë ish Liderin e serbëve kroatë Goran Haxhiç, ngriti sërish çështjen që ka të bëjë me qëllimin e vërtetë të Gjykatës së Hagës. Kësaj teme i kushtoi komentin e vet vëzhguesi i Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” Pjotër Iskenderov. Autori shkruan: Pozita e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë po vjen duke u ashpërsuar nga dita në ditë. Kuptimi politik i një presioni të tillë shpjegon përbërjen e “çështjes Mlladiç”. Në padinë e ngritur kundër tij ai është cilësuar si anëtar i “një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale”, në të cilën hynin gjithashtu Presidenti i ndjerë i Jugosllavisë Sllobodan Millosheviç, Presidenti i parë i Republikës Serbe të Bosnjës Radovan Karaxhiç, Lideri i Partisë Radikale Serbe Voisllav Sheshel dhe përfaqësues të tjerë të shquar të serbëve të Jugosllavisë, Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës. Një interpretim i tillë i ngjarjeve që ndodhën në Ballkan nuk është gjë tjetër veçse përpjekje për t’ia hedhur serbëve fajin për të gjitha krimet dhe justifikim i intervencionit të armatosur të NATO-s atje. Sepse kualifikimi i veprimeve të Millosheviçit, Mlladiçit dhe Karaxhiçit si “gjenocid” dhe krime kundër njerëzimit i lejon Perëndimit të mbyllë me kushtet që i leverdisin atij jo vetëm “dosjen” boshnjake, po edhe “dosjen” kosovare. Temën në fjalë e shtjellon më tej eksperti i Institutit të Sllavistikës të Akademisë së Shkencave të Rusisë Aleksandër Karasjov: “- Të gjitha këto referenca tek gjenocidi, diktatura e Millosheviçit nuk janë në ditët tona më aktuale. U provua tashmë me fakte se nuk ka patur kurrëfarë mijëra dhe aq më tepër qindra mijëra viktima. Kjo përkatësisht Kosovës. Ndërsa në lidhje me informacionin që figuron në aktakuzë mbi 8 mijë myslimanë, gjoja të vrarë në Srebrenicën boshnjake me urdhër të Mlladiçit, ai, si minimum, mund të thuhet se shkakton dyshime. Por ky konstatim është pranuar nga liderët perëndimorë dhe opinioni publik tashmë si aksiomë. Por edhe shumë politikanë dhe veprimtarë shtetërorë serbë tani faktikisht janë solidarizuar me versionin e Gjykatës së Hagës”, - tha Aleksandër Karasjov.

0Ndërkohë nuk mund të mos kuptohet se problemi i marrëdhënieve të ndërsjellta mes Serbisë dhe BE nuk konsiston aspak as tek Mlladiçi e as tek Karaxhiçi. Thjesht, që në fillim të viteve 1990 Perëndimi i përcaktoi serbëve rolin e të mallkuarve, të padëshirueshmëve gjeopolitikë, gjë me të cilën mund të justifikonte rindarjen e kufijve të Ballkanit dhe përforcimin atje të prezencës politike dhe ushtarake të NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Pjotër Iskenderov