Zëri i Rusisë Plot një vit më parë filloi eksperimenti unikal rus “Mars-500”. Ekuipazhi prej 6 vullnetarësh, tre rusë, një francez, një italian dhe një kinez, punon në izolim të plotë në kompleksin special teknik, ku janë krijuar të gjitha kushtet për “fluturim” autonom. Duke arritur pikën përfundimtare të ekspeditës dhe duke bërë në shkurt të këtij viti 3 dalje në sipërfaqen e planetit të Kuq, specialistët e marsianë morën rrugën e kthimit. Deri në Tokë ata duhet të fluturojnë edhe 5 muaj. Siç njoftuan në Institutin e problemeve biologjiko-mjekësore të Akademisë së Shkencave Ruse, viti i parë i “fluturimit”dëshmoi për sigurinë e teknikës dhe qëndrueshmërinë psikologjike të ekuipazhit.