Zëri i Rusisë Kreu i Shërbimit Federal për Kontrollin e qarkullimit të Drogës (SHFKD) Viktor Ivanov e quajti “veprim të nxituar” propagandën e raporteve të drogës të ashtuquajtur Komision global për përpunimin e politikës së luftës kundër përhapjes së drogës, i cili konstatoi dështimin e luftës kundër drogës dhe bëri thirrje të ndërmerren masa të reja lufte kundër saj, për shembull, legalizimi i disa lloj lëndësh narkotike. Kjo fushatë, ka lidhje me të ardhurat gjigande, që vlerësohen gati me 800 miliardë dollarë, mendon Viktor Ivanov. Dëshmi për këtë, se bile dhe BBC e quan këtë komision “komision i OKB-së”, megjithëse ai nuk ka lidhje fare me OKB. Sipas mendimit të tij, do të ishte e drejtë, në qoftë se OKB do të shprehte qëndrimin e vet ndaj këtij dokumenti.