Zëri i Rusisë Nga Ekaterinburgu do të startojë gara ndërkombëtare me biçikleta deri në provincën franceze Bretange. Pjesëmarrësit e saj janë tre sipërmarrës nga Gjermania, gjatë itinerarit nëpër Perm, Kazan, Moskë, Rigë, Berlin dhe Paris ata synojnë të mbledhin sa më shumë mjete financiare për Friendensdorf International. Kjo organizatë çon në qytetin gjerman Oberhausen fëmijë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe të plagosur nga pika të ndryshme të nxhehta të planetit. Atje, në qendrën ndërkombëtare “Fshati i paqes” ata mund të kurohen. Distancën prej 6 mijë km pjesëmarrësit e garës me biçikleta planifikojnë ta përshkojnë për 37 ditë.