Zëri i Rusisë Në selinë e International Federational of the United Wrestling Styles-Federata Ndërkombëtare e Mundjes së Lirë (FILA) do të hapet një sallë ruse. Kjo është një ndër aktivitetet kryesorë në kuadrin e festimit të Vitit të mundjes klasike ruse, të shpallur nga FILA në lidhje me 140 vjetorin që nga dita e lindjes së mundësit të madh Ivan Poddubni dhe kontributit të madh të rusëve në zhvillimin e këtij lloj sporti. Në ekspozitë do të ketë eksponate të rëndësishme, fotografi të Poddubnit, si dhe të mundësve të tjerë të mëdhenj rusë-Anatoli Parfionov dhe Aleksandr Karelin. Ekspozita do të punojë deri në fund të vitit.