Zëri i Rusisë Më shumë se 20 turistë rusë u helmuan nga konsumimi i alkoolit jocilësor më 27 maj në qytetin turistik turk Bodrum. Tre prej tyre vdiqën. Sot Ministria e Bujqësisë e Turqisë njoftoi, se sipas përfundimeve të analizës së pijeve që iu servirën turistëve gjatë shëtitjes me anije, rezultoi, se shkak i helmimit të tyre ishte whiskey i falsifikuar i markës Mister Burdon”. Përmbajtja e alkoolit metilik në të rezultoi të ishte tre herë mbi normën. Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë së Turqisë, pija alkoolike fallco ishte importuar në vend nga Veriu i Qipros. Gjithsej u shitën rreth 12 mijë shishe të këtij whiskey në Antalia, Mugla, Merinsa dhe Ankara.