Zëri i Rusisë Kryemjeku sanitar i Federatës Ruse Genadi Onishenko mendon, se tani për tani nuk ka shkak për heqjen e ndalimit të importit të zarzavateve nga BE. Vendet europiane duhet ti paraqesin Rusisë të dhëna për burimin e infeksionit dhe mekanizmin e përhapjes së tij. Për këtë ai nuk përjashton atë, se përhapja e infeksionit të rrezikshëm në Europë është aksion me qëllim të caktuar. Viktima të tij tashmë janë bërë 18 veta. Numri më i madh i të infektuarve me EHEC-2 përbën 2 mijë veta, theksohet në Gjermani. Të prekur nga kjo sëmundje ka dhe në Britaninë e Madhe, Danimarkë, Spanjë, Holandë, Suedi. Të enjten Rusia ndaloi importin e zarzavateve nga të gjitha vendet e BE. Kjo masë shkaktoi kritikë në Komisionin Europian.