Zëri i Rusisë Natën e kaluar në territorin e depove të armëve, që ndodhen 40 km larg Izhevskut (Udmutria) ra zjarr, filluan të shpërthenin depot me memunicione. U dëmtuan 30 veta. Shkaqet e kësaj ngjarje të jashtëzakonshme do të evidentohen pas likuidimit të pasojave. Në Izhevsk mbërritën dy avionë të Ministrisë për Situatat e Jashtëzakonshme me teknikë speciale, dy avionë për shuarjen e zjarreve dhe tre helikopterë. Me zjarrin do të luftojnë 300 veta. Nga rajonet e afërt janë evakuuar rreth 30 mijë veta.