0Kinematografistët rusë dhe ukrainës do të xhirojnë filmin mbi ndeshjen legjendare të vdekjes midis futbollistëve të Kievit dhe ekipit gjerman në gusht të vitit 1942, kur Ukraina ndodhej nën thundrën e pushtimit nazist. Xhirimet e filmit do të fillojnë më 3 qershor. Historia e këtij takimi është plot me mistere. Sipas versionit kryesor fituesit u pushkatuan pas përfundimt të lojës nga fashistët që humbën ndeshjen. Filmi do të dalë në ekran të gjerë (në kinema) vitin e ardhshëm, kur të mbushen plot 70 vjet nga dita e ndeshjes historike.