Zëri i Rusisë Kryeministri rus Vladimir Putin quan detyrë kryesore të qeverisë ndryshimin cilësor të ekonomisë së Federatës Ruse. Ai i dha një intervistë të zgjeruar revistës “VIP-Premier”, të orientuar për biznes-auditorin, në të cilën shpjegoi se përse duhen shpenzuar mjete të mëdha financiare për integrimin me vendet fqinje si dhe bëri thirrje për ta mbylluar njëherë e mirë temën e Luftës së Ftohtë.

Në këtë intervistë Putin konfirmoi sërish linjën unike të Kremlinit dhe qeverisë. Ai e quajti “prioritet absolut” modernizimin kompleks të Rusisë. Ndërkohë që duhet të bazohet ai, theksoi Putin, në vlerat demokratike, diversifikimin e ekonomisë dhe inovacionet.

Ekonomia zuri vendin kryesor në intervistën e Kryeministrit rus. Vladimir Putin shtron përpara qeverisë detyrën e shndërrimit të Rusisë në vend me aftësi të fuqishme konkurruese jo vetëm në drejtime dhe degë të veçanta, por dhe në kapitalin njerëzor, në industri, shkencë dhe art. Pjesa e klasës së mesme duhet të rritet deri në gjysmën e popullsisë, shprehet me bindje Putin. Analisti politik Dimitri Orieshkin pajtohet plotësisht me tezat e Kryeministrit, por vë në dukje ndërkaq, se biznesmenëve bashkëkohorë u nevojiten deklarata më konkrete dhe jo, thjesht, parashtrimi i planeve dhe objektivave të qeverisë: “- Putin ka plotësisht të drejtë kur thotë se duhet modernizimi i vendit, se nevojitet një ekonomi më efektive dhe se duhet të heqin dorë, më në fund, nga varësia prej lëndëve të para, gjë kjo që lihet të nënkuptohet nga fjalët e tij. Por ju lutem shpjegoni atëhere se si keni ndërmend ta bëni këtë në qoftë se për 10 vitet e fundit pjesa e të ardhurave të fituara nga nafta dhe gazi u rrit nga 1/3 e buxhetit të Rusisë deri në gati gjysmën e tij? - shtron pyetjen analisti politik rus Dimitri Orieshkin.

0U shpreh Kryeministri edhe në lidhje me çështjet e politikës së jashtme. Vladimir Putin, megjithëse jo në mënyrë direkte iu përgjigj kritikëve, të cilët i quajnë para të hedhura në erë shpenzimet shumëmiliardëshe të Rusinë për dhënien e ndihmës vendeve të hapësirës post-sovjetike. Këto shpenzime ai i quan absolutisht të justifikuara duke marrë parasysh faktin se Moska është e interesuar të ketë përgjatë perimetrit të kufijve të vet shtete miqësore, stabile dhe me dinamikë të qëndrueshme zhvillimi. Në mënyrë të veçantë tingëlloi teza mbi marrëdhëniet me Perëndimin, ndërsa më saktë, mbi atë se në disa shtete, si dhe më parë, vazhdon të mbetet në qarkullim koncepti i Luftës së Ftohtë. Kryeministri i bëri thirrje investitorëve të huaj të perceptojnë qartë, se Rusia është “vend i mundësive të reja, të hapura, atraktive për të gjithë”.

Roman Mamonov