0Ideja e legalizimit të drogës për të luftuar përdorimin e drogës, e cila ka gjetur pasqyrim në raportin e të ashtuquajturit Komision global për përpunimin e politikës në sferën e luftës kundër trafikimit të drogës, është e pabazuar dhe çon në rritjen e varësisë nga narkotikët. Një mendim të tillë shprehën ekspertët në fushën e luftës kundër rrezikut kërcënues të drogës. Si shembull evident i kësaj mund të shërbejë Suedia, e cila hyri në shekullin e ri me liberalizimin total të të gjitha llojeve të narkotikëve, dhe si përfundim pas 10 vjetësh situata me përdorimin e drogës në vend morri karakter epidemie. Si rezultat u përpunua modeli suedez anti-drogë, i cili bazohet në kriminalizimin e përdorimit të drogës. Një shembull krejtësisht i kundër është Holanda, e cila po shndërrohet në offshore droge, ku problemet financiare zgjidhen për llogari të narko-turizmit.