0Fatin e Libisë duhet ta vendosë vetë populli i saj, deklaroi Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev pas përfundimeve të negociatave në Romë me Kryeministrin e Italisë Silvio Berlusconi. Rusia do të dëshironte ti shërbente maksimalisht zgjidhjes së problemit libian me anë të negociatave, theksoi Presidenti rus. Ai njoftoi, se situata në Libi do të diskutohet në takimin e tij me Berlusconin dhe Nënpresidentin amerikan Joseph Biden. Sipas fjalëve të tij, në këtë format 3-palësh do të preken edhe probleme të tjera. Midis tyre: rregullimi i krizave në Lindjen e Afërme dhe Lindjen e Mesme si dhe sistemi i mbrojtjes evropiane antiraketë.