Zëri i Rusisë Kryeministri i Federatës Ruse Vladimir Putin sot morri pjesë në ceremoninë funerale të dhënies së lamtumirës së fundit në Sukhum Presidentit të Abkhazisë Sergei Bagapsh, i cili ndërroi jetë papritmas të dielën e kaluar në Moskë. Në Sukhum Putin u takua me Nënpresidentin e Republikës Aleksandër Ankvab. Në takimin me Kryeministrin abkhazian Sergei Shamba Putin nuk përjashtoi rritjen e ndihmës financiare ruse për Abkhazinë. Moska shprehet e gatshme të japë ndihmë edhe në zhvillimin e marrëdhënieve të Abkhazisë me vendet e tjera dhe, para së gjithash, me fqinjët e afërta të saj, duke përfshirë edhe Gjeorgjinë.