0Federata Ruse nuk do të mbështesë vendimin mbi shtyrjen edhe për 3 muaj të operacionit të NATO-s në Libi, gjë për të cilën Aleanca shpalli këto ditë. Për këtë deklaroi sot Kreu i MPJ të Federatës Ruse pas përfundimit të bisedimeve në Moskë me homologun e vet bullgar Nikolai Mladenov. “Duhet ndaluar në mënyrë imediate gjakderdhja në këtë vend dhe të drejtohet situata në brazdë politike me qëllim që të mund të flitet për ato parime mbi të cilat do të ndërtohet Libia e re”, - theksoi Lavrov. Sipas fjalëve të tij, disa vende me ndikim të NATO-s e mbështesin qasjen e Rusisë përkatësisht zgjidhjes së krizës libiane, por tani për tani mendimi i tyre nuk ka gjetur një shumicë në Aleancën e Atlantikut të Veriut.