Zëri i Rusisë Pavarësisht nga përpjekjet e pandërprera të ndërmjetësimit në Libi, Koalicioni Perëndimor ka ndërmend të vazhdojë operacionin e vet ushtarak në këtë vend, si minimum, deri në fund të shtatorit. Kjo deklaratë tingëlloi nga goja e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Anders Fogh Rasmussen. Sipas fjalëve të tij, vazhdimi i operacionit diktohet nga domosdoshmëria e përmbushjes së mandatit të OKB-së dhe mbrojtja e popullsisë paqësore libiane.

Referimet e zotit Rasmussen tek mandati i OKB-së duken, si të paktën, të çuditshme. Veprimet e NATO-s në Libi kanë dalë prej kohësh përtej kuadrit të rezolutës № 19.73 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe ngjasojnë më tepër me gjyetinë ndaj Muammar Gaddafit. Sipas fjalëve të Ministrit të Jashtëm të Rusisë Sergei Lavrov, Moska do të vazhdojë të luftojë për atë, që gjatë miratimit të rezolutave të tilla “të përcaktohen qartë, në mënyrë të detajuar kufijtë e përforimit të forcës”. Po edhe mbrojtja e popullit libian nuk duket dhe aq e njëkuptimshme. Sipas të dhënave të Tripolit, gjatë kohës së bombardimeve natoviane kanë gjetur vdekjen tashmë më shumë se 700 banorë paqësorë. Kështu që janë plotësisht të drejta fjalët e ish-Ministrit të Jashtëm francez Roland Dumas mbi atë, se mbrojtja e popullit libian u shndërrua në vrasje të tij. Vendimi për vazhdimin e bombardimeve të Libisë mund të motivohet vetëm me një qëllim, dhe pikërisht, që të mos lejohet Gaddafi të bëhet një nga palët e negociatave për rregullimin e konfliktit të brendshëm libian. Ndërsa ai mund të arrihet ose me likuidimin fizik të Gaddafit, ose duke e detyruar atë të pranojë mërgimin.

Analistët pajtohen plotësisht me mendimin, se veprimet e NATO-s drejtohen për silurimin (minimin) e procesit të paqes. Kurse të gjitha deklaratat mbi ndërmjetësimin nuk janë gjë tjetër veçse sipar informativ për mbulimin e operacionit ushtarak, mendon Drejtuesi i Qendrës së Studimeve Arabe dhe Islamike të Institutit rus të Orientalistikës Aleksandër Fillonik: “- Hipokrizia, dyfytyrësia e drejtuesve të NATO-s shfaqet këtu në mënyrën më evidente. Ata gjoja po iniciojnë gjithfarë hapash të destinuar për arritjen e progresit, ftojnë palën ruse të marrë pjesë në këtë proces. Por të gjitha këto janë sajuar për ti hedhur hi syve publikut. Ndërsa në të vërtetë ata ndjekin me këmbëngulje qëllimin e vet. Dhe ai konsiston në likuidimin fizik të regjimit drejtues libian, i cili nuk i vjen në mënyrë kategorike për mide atyre”, - thotë Aleksandër Fillonik.

0Këto ditët e fundit Libinë e vizitoi Presidenti i Republikës së Afrikës së Jugut Xhejkob Zuma (Jacob Zuma), i cili konfirmoi pozitën e Bashkimit Afrikan në lidhje me “hartën rrugore”. Ajo parashikon vendosjen e armëpushimit nga të gjitha palët e përfshira në konklikt dhe fillimin e negociatave. I mbështetën këto propozime edhe në Moskë. Misionin e vet të ndërmjetësimit ajo e percepton vetëm në kuadër të propozimeve të Bashkimit Afrikan. Ndërsa pikërisht kjo gjë dhe nuk i pëlqen aspak partnerëve perëndimorë, të cilët insistojnë për largimin paraprak të Gaddafit. Një këndvështimi të tillë i përmbahen edhe në kryeqytetin e kryengritësve - Benghazi. Këshilli Kalimtar Kombëtar, i cili lidh shpresa si tepër të mëdha me ndihmën nga ana e Perëndimit, është i gatshëm për dialog me njerëzit e rrethit të ngushtë të Gaddafit, por jo me atë vetë. Rusia në këto kushte, siç deklaroi Sergei Lavrov, po forcon përpjekjet diplomatike për të arritur në një zgjidhje të tillë të problemit, e cila ta detyrojë Gaddafin të japë dorëheqjen, kurse NATO-n ti japë fund operacionit ushtarak në Libi. Moska, sipas fjalëve të Ministrit të Jashtëm rus, i mban hapur të gjitha kanalet për  kontakte.

Aleksandër Vatutin