0Rusia dhe BE bashkërenditën pjesën më të madhe të dokumentit mbi hapat e përbashkët drejt regjimit pa viza. Për këtë njoftoi Përfaqësuesi rus në Bashkimin Evropian Vladimir Çizhov në vigjilje të samitit Rusi-BE, që do të mbahet më 9-10 qershor në Nizhni Novgorod (qytet pranë Vollgës). Sipas fjalëve të tij, çështja mbi anulimin e vizave mes Federatës Ruse dhe BE “lëvizi nga pika e vdekur” dhe palët tashmë kaluan tek diskutimi i masave konkrete, të cilat do të lejojnë fillimin e negociatave zyrtare. Paralelisht po merren edhe masat për liberalizimin e regjimit veprues të vizave.