0Rusia që nga dita e sotme ndaloi importin e perimeve të freskëta nga të gjitha vendet e BE për shkak të infeksionit akut intestinal (të zorrëve) në Evropë. Ndalimi i importit ka të bëjë vetëm me të ashtuquajturat “produkte të gjelbra” nga Gjermania dhe Spanja. Sipas fjalëve të Kryemjekut sanitar të Federatës Ruse Genadi Onishçenko, arsyeja e vendosjes së masave shtrënguese konsiston në përhapjen e shpejtë të infeksionit vdekjeprurës në Evropë.