Zëri i Rusisë Rusia vendosi ndalim total ndaj importit të perimeve të freskëta nga të gjitha vendet e BE. Shkak për këtë masë të rreptë shërbeu infeksioni akut intestinal me origjinë të panjohur.

Autoritetet shëndetësore evropiane, si dhe më parë, nuk janë në gjendje të marrin dot nën kontoll përhapjen e bacilit tejet të rrezikshëm, vdekjeprurës intestinal. Deri tani nga ai kanë gjetur vdekjen 16 veta. Numri i të infektuarve i është afruar 2000 vetave, ndërkohë që duhet thënë se “gjeorgafia” e përhapjes së sëmundjes po vjen duke u zgjeruar me shpejtësi të madhe. Raste të infeksionit akut të zorrëve janë regjistruar tashmë në Austri, Danimarkë, Holandë, Norvegji, Spanjë, Suedi, Zvicër, Britani të Madhe dhe Republikën Çeke.

Ekspertët nuk mund të evidentojnë bile as burimin e infeksionit. Versioni mbi trangujt e prekur nga ai që vijnë nga Spanja nuk u konfirmua. Verifikimi i perimeve spanjolle tregoi se ato janë krejtësisht të parrezikshme, deklaroi Kryetarja e Departamentit të Shëndetësisë së Hamburgut Cornelia Prϋfer-Shtorks. Duhet theksuar në këtë rast, se ishte pikërisht ajo që një javë më parë shkaktoi panik të madh në tregjet evropiane të perimeve. Shumë tonë tranguj spanjollë u dërguan për likuidim, firmat anuluan porositë e veta, një numër i madh vendesh ndaluan importin e zarzavateve nga Spanja. Tani gjermanëve do tu duhet të përgjigjen, por ndoshta bile dhe të paguajnë për konkluzionet e paprovuara. Sipas vlerësimeve të paraprake, vetëm prodhuesit e trangujve në Spanjë humbasin deri në 200 milionë euro në javë për shkak të panikut që ka përfshirë konsumatorët. Miliona euro po humbasin edhe rrjetet tregtare. Autoritetet e Spanjës kanë ndërmend të kërkojnë kompensim, deklaroi Ministrja spanjolle e Bujqësisë Rosa Aguilar. “- Nuk duhen paraqitur akuza të pabazuara. Dhe Gjermania duhet ta marrë parasysh këtë gjë. Meqenëse industrisë ushqimore spanjolle iu shkaktua një dëm i madh, ne do ti kërkojmë tani ndihmë urgjente BE. Ne i rezervojmë vetes të drejtën për të ngritur çështjen mbi përgjegjësinë e Gjermanisë në lidhje me situatën e krijuar me qëllim që ajo të marrë pjesë gjithashtu në kompensimin e dëmit të shkaktuar industrisë ushqimore spanjolle”, - tha Rosa Aguilar.

0Autoritetet ruse po ndërmarrin masa suplementare kontrolli. Në aeroportet e vendit bashkëpunëtorët e Shërbimit Federal për ushtrimin e kontrollit veterinar dhe fitosanitar “Rospotrebnadzor” po “marrin në pyetje” pasagjerët që vijnë nga Gjermania. Ndërkohë Shërbimi Federal për ushtrimin e kontrollit veterinar dhe fitosanitar të Rusisë “Rospotrebnadzor” pret nga Gjermania të dhëna të sakta në lidhje me atë, se si ndodhi prekja e perimeve nga bacili vdekjeprurës dhe cili është burimi i infeksionit.

Polina Romanova dhe Inessa Frollova