0Rusia propozon krijimin e postit të zëvendës drejtorit ekzekutiv të FMN dhe dhënien e tij përfaqësuesit të vendeve me ekonomi në zhvillim. Kreu i MPJ të Federatës Ruse Sergei Lavrov në intervistën e vet dhënë Agjencisë Bloomberg vuri në dukje, se FMN ndodhet aktualisht në proces reformimi, thelbi i të cilit konsiston në sigurimin e një peshe më të madhe për ekonomitë në zhvillim që po akumulojnë një potencial të fuqishëm financiar dhe ekonomik. Lavrov shtoi, se postin e ri mund ta zinte përfaqësuesi i vendeve të BRIKS (BRICS).