Zëri i Rusisë Presidenti i Rusisë po vazhdon vizitën e vet në Itali. Dimitri Medvediev do të marrë pjesë në solemnitetet që do të organizohen për nder të 150-vjetorit të Republikës Italiane. Për ditën e sotme janë planifikuar negociatat e Medvedievit me Kryeministrin e Italisë Silvio Berluskoni si dhe Nënpresidentin amerikan Joseph Biden. Në vigjilje mbrëmë Lideri i Rusisë dhe Presidenti i Italisë Giorgio Napolitano diskutuan çështjet e bashkëpunimit dypalësh dhe problemet më aktuale ndërkombëtare, para së gjithash, situatën e krijuar në Lindjen e Afërme dhe në Afrikën e Veriut.