0Izraeli shprehet i gatshëm për të negociuar me palestinezët për vazhdimin e procesit të paqes, deklaroi në një konferencë për shtyp në Moskë Zëvendës kryeministri i Izraelit Moshe Ya'alon. Përsa i përket krijimit të shtetit palestinez, duhet thënë se “Izraeli është i interesuar në atë, që të ketë një fqinj të tillë të cilit mund ti besohet dhe që mund të kontrollojë veten”, shtoi ai. Në vigjilje, në takimin me Moshe Ya'alon Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov deklaroi, se Shteti Palestinez duhet të krijohet në kufijtë ekzistues të vitit 1967 “me këmbime të mundshme territoriale”. Sipas fjalëve të tij, këtë tezë apo pikë të përpunuar nga “Kuarteti” i ndërmjetësuesve ndërkombëtarë (Rusia, SHBA, BE dhe OKB-ja) nuk e ka anuluar askush.